Aktualitet

Kishte mbjellë parcelën me drogë, arrestohet 39-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)

3 Gusht 2019, 06:53 Nga DOSJA
Kishte mbjellë parcelën me drogë, arrestohet 39-vjeçari

Gjirokastër- Në prangat e policisë ka rënë një 39-vjeçar pasi në afërsi të fshatit Doshnicë, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe” u gjetën të kultivuar bimë kanabis.

Nga policia është arrestuar Sokol Dine.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Nga shërbimet e Postës së Policisë Libohovë u arrestua në flagrancë shtetasi:

S.D., 39 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Në afërsi të fshatit Doshnicë, njësia administrative Zagorie, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe”(pronë publike), u gjetën të kultivuar bimë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim në gjirokastër parcela me drogë sokol dine arrestim në gjirokastër parcela me drogë sokol dine

Sondazh

Poll