Aktualitet

Dështojnë negociatat, Klan largohet nga Digitalb, Frangaj humbet 200 mijë shikuesë në tri ditë

3 Gusht 2019, 12:24 Nga DOSJA
Dështojnë negociatat, Klan largohet nga Digitalb, Frangaj humbet 200

TIRANË Pas dështimit të negociatave mes pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha dhe pronarit të Tv Klan, Aleksandër Franga, u hoq sinjali i Klan nga platforma Digitalb.

Dosja.al mëson se në muajin qershor Klan-it i ka përfunduar kontrata me Digitalb, nga e cila përfitonte plot 700 mijë euro në vit. Me skadimin e kontratës kanë nisur edhe negociatat mes dy pronarëve.

Plot një muaj kanë zgjatur këto negociata, të cilat kanë dështuar pasi Frangaj ka kërkuar gati 3 herë më shumë të ardhura vjetore, që Hoxha nuk ka pranuar t’ja japë.

Për rrjedhojë, në 1 gusht 2019, Digitalb ndërpreu sinjalin e Klan, duke i hequr televizionit 200 mijë shikuesë në vetëm 3 ditë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Klan ka rinisur tentativat me Digitalb për të rinisur transmetimet me kushtet e mëparshme.

Nga ana tjetër Klan njoftoi ndjekësit e tij se tashmë sinjali i Tv Klan dhe Klan Plus veç platformës pa pagesë digitale tokësore, është edhe në transmetim satelitor në platformën Tring si dhe në të gjithë kompanitë kabllore dhe IPTV në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander frangaj digitalb heq klan vjollca hoxha aleksander frangaj digitalb heq klan vjollca hoxha

Sondazh

Poll