Rrahu me grushte dhe shkelma gruan në QSUT, Policia reagon për Ramazan Rrajën: Nën hetim, policja u pezullua
3 Gusht 2019, 11:42Nga DOSJA
Tiranë- Për lajmin e publikuar në media se Ramazan Rraja, kushëriri i parë i Rexhep Rrajës, dhunoi një grua në QSUT ka reaguar edhe Policia e Shtetit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Policia ka deklaruar se 26-vjeçari Ramzan Rraja është shoqëruar në polici pas ngjarjes dhe është proceduar penalisht. Po kështu Policia njofton se është pezulluar edhe policja e cila ishte e pranishme në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.
Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.
3 ditë më parë nga ‘Jeta Osh Qef’ u publikua një video, ku një dhunuesi rrihte me grushte dhe shkelma një grua pranë QSUT-së. E gjithë ngjarja ndodhi në prani të Policisë. Ishte gazetarja Anila Hoxha ajo që publikoi emrin e dhunuesit, Ramazan Rrajës dhe menjëherë erdhi edhe reagimi nga Policia.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqipëri-Viktimat për shkak të problemeve kardiake nuk kanë munguar as këtë vit në vijën bregdetare shqiptare. Rasti i fundit ku një pushues ndërroi jetë për sh...
Shqipëri- Qytetarë të shumtë kanë denoncuar se kompania telefonike “Vodafone” ka rritur shërbimet e saj dhe i kushtëzon klientët për ofertat e ndryshme.Në adres...
BERAT– Gjykata Administrative ka rrëzuar Vendimin e Këshillit të Ministrave për zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit.Në lidhje ...
TIRANË- Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha, zbulon se dhunuesi që dhunoi një grua të sëmurë në QSUT, pak ditë më parë është Ramazan Rraja, djali i ...
DURRËS– Vijon operacioni “Plazh i lirë”. Policia e Shtetit dhe FNSH-të kanë goditur të tjera biznese në Durrës dhe Lezhë duke liruar hapsirat publike të za...
Gjirokastër- Në prangat e policisë ka rënë një 39-vjeçar pasi në afërsi të fshatit Doshnicë, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe” u gjetën të kultivuar b...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e dy gjobëvënëseve në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se të arrestuairt ishin pjesë e një g...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacion itë zhvilluar nga Policia e Tiranës. Sipas një njoftimi për me...