Sport

‘Milioneri’ Gareth Bale dhe rroga ‘qesharake’ e tij që merr te Los Angeles...

Sipas informacioneve të ‘Los Angeles Times’, ai do të marrë 'vetëm' 1.6 milionë dollarë gjatë këtij sezoni.

20 Korrik 2022, 17:05 Nga DOSJA

‘Milioneri’ Gareth Bale dhe rroga ‘qesharake’ e tij

SHBA - Gareth Bale është një nga atraksionet e MLS. Uellsiani po shijon fazën e tij të re në LAFC, ku tashmë është një lojtar i vërtetë i saj, pasi ka luajtur në një ndeshje. Por ardhja e tij, i ka sjellë edhe më shumë status Angelenos dhe ligës amerikane. Edhe pse në një kompeticion, ku paga dhe rregullat ekonomike janë të shënuara mirë, shumë pyesin se cila mund të jetë paga e sulmuesit anësor nga Cardiff.

Rekordet sportive të Gareth Bale janë të padiskutueshëm. Me 5 Champions League të fituara, ai konsiderohet një lojtar i rëndësishëm në historinë e Real Madridit. Atje, përveç kësaj, ai kishte edhe një rrogë të madhe. Por nuk do të jetë kështu në Shtetet e Bashkuara. Sipas informacioneve të ‘Los Angeles Times’, ai do të marrë 'vetëm' 1.6 milionë dollarë gjatë këtij sezoni.

Përveç kësaj, lojtari mbërriti pa paguar një tarifë transferimi, pas përfundimit të kontratës së tij me Real Madrid, ndërkohë që synon të jetë çelësi për ekipin kalifornian për të luftuar për titullin  MLS. Me gjithë këto të dhëna, Los Angeles FC do t'i paguajë lojtarit pak më shumë se 100 mijë dollarë në muaj, konkretisht 133 mijë.  Një shumë shumë e vogël, nëse marrim parasysh pagat që ka marrë uellsiani gjatë karrierës së tij, qoftë te Real Madridi, por edhe te Tottenham. Në fakt, Balle merrte te real Madridi, disa fish të pages së tij vjetore në Los Anxhelos.

Në fakt, Gareth Bale nuk zë një pozicion lojtari ekskluziv, gjë që bën të mundur që  LAFC të përfshijë edhe një lojtar tjetër në organikën e saj. Për momentin vetëm Carlos Vela është lojtari që e zë këtë pozicion në skuadër dhe natyrisht është futbollisti që paguhet më tepër në skuadër.

‘Milioneri’ Gareth Bale dhe rroga ‘qesharake’ e tij

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll