Sport

Nagelsmann i habitur: "Barcelona është i vetmi klub në botë që nuk ka para, por mund të blejë këdo"

Ndërsa transferimi i Robert Lewandowskit te katalanasit për një shumë prej 45 milionë eurosh u zyrtarizua mbrëmjen e së martës, trajneri i skuadrës bavareze, nuk e kuptuar se si Barcelona mund të shpenzojë kaq shumë duke qenë në borxhe

20 Korrik 2022, 16:36 Nga DOSJA
Nagelsmann i habitur: "Barcelona është i vetmi klub në

GJERMANI - Trajner gjerman i skuadrës bavareze, Julian Nagelsmann, është i befasuar se si funksionon skuadra katalane e Barcelonës: “Nuk është vetëm Lewy (Robert Lewandowski), ata (FC Barcelona) po blejnë shumë lojtarë. Unë nuk e di se si. 

Është i vetmi klub në botë që nuk ka para, por mund të blejë kë do nga lojtarët. Është pak e çuditshme dhe pak e çmendur për mendimin tim. Por në fund, ata e gjejnë zgjidhjen. Nuk e di si e gjejnë. Dhe unë mendoj, se tani ata kanë një ekip më të mirë se sezonin e kaluar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll