Sport

McGregor ‘sherre’ edhe në ditëlindjen e tij: zemërohet me një fans dhe një grua ankohet për një sulm në jahtin e tij

Luftëtari i UFC-së festoi ditëlindjen e tij të 34-të në Spanjë

20 Korrik 2022, 17:25 Nga DOSJA

McGregor ‘sherre’ edhe në ditëlindjen e tij:

SPANJE - Kampioni Conor McGregor udhëtoi në Spanjë me familjen dhe miqtë e tij për të festuar ditëlindjen e tij të 34-t në klubin privat Pacha Resort. Por festa e tij nuk ka kaluar pa polemika, në fund të saj janë rregjistruar dy telashe, në të cilat ai është futur gjatë qëndrimit në Ibiza.

Së pari, ai u zemërua me një tifoz, që i hodhi një kapele. Një klip u shfaq në Instagram dhe Tik Tok që tregon superyllin irlandez të acaruar dukshëm me fansin. Ai fillimisht i buzëqeshi atij, më pas mërmëriti diçka nën zë dhe i shkeli kapelën.

 

Më pas ai u kthye në festën e tij luksoze të ditëlindjes, e cila përfshinte një tortë të pabesueshme në formë tetëkëndëshi të UFC-së. Ai ka postuar foto me partneren e tij, Dee Devlin, nënën Margaret dhe dy motrat e tij, Erin dhe Aoife. E pranishme ishte edhe motra e Dee, Sarah.

Përveç incidentit të kapelës, një grua ka paraqitur një ankesë në polici, duke pretenduar se ajo u sulmua në jahtin në pronësi të McGregor, ndërsa lundronte rreth ishullit Balearik të Formentera. Garda Civile tashmë po heton se çfarë ndodhi: "Ata kanë përjashtuar tashmë, që autori të ishte vetë Conor McGregor ose ai të ishte i përfshirë në incident", sipas ‘Spanish News Today’. Raporti i mediave shton se viktima është ekzaminuar në një spital aty pranë dhe raporti mjekësor ka treguar një lëndim në kokë.

Ish-kampioni i dyfishtë i peshave të lehta e ka kaluar vitin, duke u rehabilituar dhe rikuperuar nga një thyerje e këmbës që pësoi kundër Dustin Poirier verën e kaluar. McGregor duket se po i afrohet një datë kthimi, pasi së fundmi ka rritur stërvitjen e tij. Thashethemet sugjerojnë se ai mund të kthehet në ring më vonë këtë vit, ose në fillim të 2023 .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll