Sport

VD/ Bakayoko tregon çastet e tmerrit, me pistoletë mbi kokë: "Policia më rrezikoi jetën"

Mesfushori i Milanit: “Pasojat mund të ishin më të rënda nëse nuk do të isha i qetë”

20 Korrik 2022, 12:38 Nga DOSJA

VD/ Bakayoko tregon çastet e tmerrit, me pistoletë mbi kokë:

ITALI - "Unë e gjeta veten nën armë, në një distancë prej tre këmbësh nga unë dhe pasagjeri. Ata e vënë në mënyrë të qartë jetën tonë në rrezik." Mesfushori i Milanit, Tiemoué Bakayoko, është rikthyer për të folur për ndalimin e tij nga policia në Milano, duke dhënë detaje të reja mbi historinë, që u shfaq në një video që u bë virale në internet. 

“Pasojat mund të ishin më të rënda, nëse nuk do të kisha ruajtur gjakftohtësinë time, nëse nuk do të kisha pasur mundësi të bëja punën që bëj dhe të njihesha me kohë”,- ka shkruar ai në historitë e Instagramit.

VD/ Bakayoko tregon çastet e tmerrit, me pistoletë mbi kokë:

"Të gabosh është njerëzore. Çështja janë mënyrat dhe metodat e përdorura, mendoj se kemi shkuar përtej asaj që është e nevojshme, - shpjegon Bakayoko. - Pse nuk më kërkuan thjeshtë dokumentet? Në videon e postuar në rrjetet sociale ju nuk shihni gjithçka, kjo është pjesa më e qetë e gjithçkaje që mund të kishte ndodhur."

Dhe përsëri: "Cila qoftë arsyeja që i shtyu ta bëjnë këtë, është gabim të dish se nuk ke siguri për të dyshuarit e ndaluar. Cilat do të ishin pasojat? A do të më kishin çuar në qendrën policore? Kjo më çon t’i bëj shumë pyetje vetes. Nuk është e pranueshme, kështu u rrezikohet jeta shumë njerëzve".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll