Sport

VD/ Barcelona e pamëshirshme, shpartallon 6-0 Inter Miamin, mungon Lewandowski...

Sulmi katalanas i frikshëm. Debutim me gol i Raphinhas dhe dy asistime. Shënojnë edhe Aubameyang, Ansu Fati, Gavi, Depay dhe Dembélé. Kessié bind…

20 Korrik 2022, 07:43 Nga DOSJA

VD/ Barcelona e pamëshirshme, shpartallon 6-0 Inter Miamin, mungon

SHBA - Nëse këto ndeshje verore nuk kanë shumë rëndësi, nuk mundet të injorohet cilësia e Barcelonës, pasi e vërteta është se katalanasit ka arsye për t'u emocionuar. Skuadra vjen nga një kohë, në të cilën ka pasur të vështirë të shënojë, dukuri kjo që ndaj Inter Miamit ka rënë. Shënuan të gjithë sulmuesit, ndërkohë që Lewandowski ende nuk ka debutuar.

Këto takime zakonisht kanë pak kërkesa konkurruese, por ato shërbejnë që lojtarët e rinj të skuadrës të njihen me njëri-tjetrin dhe të marrin një formë fizike. Në këtë kuptim, objektivi i Barcelonës në Fort Lauderdale ishte më se i arritur. Kessié bindi, ai veproi si një interier, por erdhi shpesh pranë zonës.

Megjithatë, protagonisti i madh i ndeshjes ishte Raphinha. Do të jetë e nevojshme ta shohim atë kundër rivalëve të kategorisë, por braziliani ishte i përfshirë pothuajse në gjithçka të mirë që bëri Barça gjatë kohës që ishte në fushë. Ai dha dy asistime dhe shënoi një gol të mrekullueshëm.

Në pjesën e dytë dallimet u bënë më të mëdha. Edhe pse Interi është shumë më i përgatitur fizikisht, ndryshimi në cilësi u bë i dukshëm dhe Barça përfundoi duke i kaluar ata. Gavi nuk donte të nxirrte gjak. Ai u largua me një gol, por disa herë të jepte përshtypjen e frenimit.

Ndërsa  Memphis Depay dhe Ousmane Dembélé , ndoshta më shumë nga nevojë për shfajësim, shënuan  secili nga një gol të madh. Gjithashtu shënuan edhe Aubameyang, Ansu Fati, teksa në fund u fiksua fitorja 9-0 e Barcelonës në miqësoren e pare ndaj Inter Miamit.

VD/ Barcelona e pamëshirshme, shpartallon 6-0 Inter Miamin, mungon

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll