Sport

Xavi merr vizën për në SHBA, por humb miqësoren e parë ndaj Inter Miamit...

Trajneri i Barcelonës do të bashkohet me skuadrën e tij në Shtetet e Bashkuara, sot udhëton drejt Miamit

20 Korrik 2022, 07:00 Nga DOSJA
Xavi merr vizën për në SHBA, por humb miqësoren e parë

SPANJE - Barcelona Ekipi udhëtoi për në Miami të shtunën, atje ku do t’i zhvillojë katër ndeshje në kuadër të fazës para-sezonale. Por në radhët e skuadrës katalanase mungonte trajneri Xavi, i cili nuk u lejua që të udhëtojë, për shkak të një problemi, lidhur me hyrjen e tij në SHBA.

Si pjesë e rregullave të vizave, në SHBA kërkohet një leje speciale për të vizituar vendin në rast se personi më herët ka udhëtuar për në Iran. Trajneri Xavi kishte udhëtuar për në Iran, qoftë si futbollist por edhe si trajner, në kohën sa ishte te Al-Sadd.

Por kjo çështje raportohet se është zgjidhur. Sipas “Sport”, Xavi do të udhëtojë të mërkurën për në Miami nga Madridi. Ai do të humbasë ndeshjen e parë para-sezonale të Barcelonës, kundër Inter Miamit, e cila do të drejtohet nga vëllai dhe ndihmësi i tij, Oscar Hernandez.

Përveç miqësores me Inter Miamin, Barcelona në Shtetet e Bashkuara do të luajë edhe “El Clasicon” me Real Madridin (24 korrik), me Juventusin (27 korrik) dhe me New York Red-Bullin (31 korrik).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll