Bota

Një ditë para votbesimit, Abazoviç takohet me Gjukanoviç, diskutuan për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

Gjukanoviç i ka thënë të dielën Abazoviçt se Marrëveshja Themelore është e pranueshme për ta nëse merr konfirmimin nga adresat përkatëse se është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e Malit të Zi.

19 Korrik 2022, 11:48 Nga d.a.
Një ditë para votbesimit, Abazoviç takohet me
Gjukanoviç dhe Abazoviç

MAL I ZI- Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA në Malin e Zi Dritan Abazoviç dhe presidenti i vendit dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç u takuan të dielën në mbrëmje mbi temën e kontratës themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KPS).

Sipas informacioneve të “Vijesti”, Gjukanoviç i ka thënë të dielën Abazoviçit se Marrëveshja Themelore është e pranueshme për ta nëse merr konfirmimin nga adresat përkatëse se është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e Malit të Zi.

Nga Qeveria jozyrtarisht thanë se teorikisht është e mundur që, nëse argumentet për mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve janë bindëse, kontrata bazë do të pësojë ndryshime dhe të votohet sërish, por se nuk e presin këtë sepse janë plotësisht të bindur për pajtueshmërinë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiç, në konferencën për media theksoi se Qeveria aktuale nuk e ka besimin e PSZH-së dhe se do të ketë zyrtarizim teknik të shkurtimit të mandatit dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviç tha në seancën e Qeverisë se do ta kontestojnë ligjërisht vendimin e Qeverisë.

Kabineti i Abazoviçit dje ka miratuar procesverbalin nga seanca e kaluar, në të cilën është miratuar Marrëveshja Themelore, me çka është zgjidhur dilema se a do të votohet sërish ai version i marrëveshjes. Shkak për këtë është marrëveshja politike me të cilën u formua shumica e re, e cila parasheh se çështjet kyçe për shtetin do të vendosen me shumicë të cilësuar në seancën e Qeverisë, gjë që nuk ishte rasti në këtë rast.

“Ajo që unë propozoj është që deri në momentin e nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore të gjithë mund të paraqesin mendimin e tyre... Jam zotuar që të bëj konsultime, do t'i filloj me presidentin e shtetit sot ose mundësisht nesër”, ka thënë Abazoviç.

Ai shtoi se nuk ka problem që ka konsultime dhe se kanë një verifikim tjetër ekspertizë të atij teksti. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara që të paraqesin sugjerime në kabinetin e tij.

20 korriku do jetë një datë vendimtare për fatin e Keyeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe qeverinë e tij pasi do i nështrohen një mocioni votëbesimi në Kuvend. Abazoviç është kritikuar dhe ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

dritan abazoviç milo gjukanoviç kriza politike ne mal te zi

Sondazh

Poll