Bota

Tentohet të vritet bashkëpunëtori i ngushtë i Putin, mjekët: U helmua

Patrushev është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vladimir Putinit.

19 Korrik 2022, 10:25 Nga A.B
Tentohet të vritet bashkëpunëtori i ngushtë i Putin,
Putin

RUSI- Ditën e djeshme është tentuar që t'i bëhet atentat zv.presidentit të Rusisë. 'Protothema' raporton se kanali rus General SVR, publikoi informacionin se 71-vjeçari Nikolai Patrushev, ish-kreu i shërbimit sekret FSB dhe sekretar i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, u dërgua me urgjencë në spital pasi u ndje shumë i sëmurë. 

Pas testeve toksikologjike u tregua se Patrushev ishte ekspozuar ndaj një helmi sintetik. Ai është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vladimir Putinit. Ky sulm u zbulua në të njëjtën ditë kur u bë e ditur shkarkimi i kreut të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, Ivan Bakanov. 

putin nikolai patrushev

Sondazh

Poll