Bota

Ambasadori rus: Punëtorë nga Korea e Veriut do të rindërtojnë Donbasin

Ambasadori Alexander Matsegora tha se punëtorët e Koresë së Veriut mund të ndihmojnë në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta në republikat e vetëshpallura popullore në Donetsk dhe Luhansk.

19 Korrik 2022, 11:24 Nga d.a.
Ambasadori rus: Punëtorë nga Korea e Veriut do të
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Koreja e Veriut mund të dërgojë punëtorë në dy territore të kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore, sipas ambasadorit të Rusisë në Phenian, një veprim që do të përbënte një sfidë për sanksionet ndërkombëtare kundër programit të armëve bërthamore të Veriut.

Sipas Guardian, ambasadori Alexander Matsegora tha se punëtorët e Koresë së Veriut mund të ndihmojnë në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta në republikat e vetëshpallura popullore në Donetsk dhe Luhansk. Matsegora tha se kishte potencialisht "shumë mundësi" për bashkëpunim ekonomik midis veriut dhe republikave të vetëshpallura në rajonin e Donbasit të Ukrainës, pavarësisht sanksioneve të OKB-së.

Ai i tha gazetës ruse Izvestia në një intervistë, se "ndërtuesit koreanë shumë të kualifikuar dhe punëtorë, të cilët janë të aftë të punojnë në kushtet më të vështira, mund të na ndihmojnë të rivendosim objektet tona sociale, infrastrukturës dhe industriale".

Matsegora la të hapur mundësinë për një tjetër përballje me OKB-në lidhur me sanksionet pasi sugjeroi që fabrikat dhe termocentralet e Koresë së Veriut të ndërtuara gjatë epokës sovjetike mund të përdorin pajisje të ndërtuara në rajonin e Donbasit, ku forcat e mbështetura nga Moska kanë luftuar kundër Ukrainës që nga viti 2014.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Koreja e Veriut u bë një nga vendet e pakta që njohu dy territoret, duke akuzuar qeverinë ukrainase se është pjesë e qëndrimit "armiqësor" të Uashingtonit ndaj Phenianit.

Ukraina kishte pezulluar tashmë kontaktet e saj politike dhe ekonomike me Korenë e Veriut si pjesë e sanksioneve të udhëhequra nga OKB-ja që synonin t'i bënin presion Phenianit për të çmontuar programet e tij bërthamore dhe raketore balistike.

lufta ukraine-rusi alexander matsegora

Sondazh

Poll