Bota

Pak para takimit Putin-Erdogan, ambasada ruse i përgjigjet akuzave të DASH: Nuk jemi të izoluar

Ambasada ruse në një deklaratë në rrjetet sociale thuhet se ajo çfarë u tha nga zyra e shtypit të departamentit të shtetit amerikan se Rusia është e izoluar ekonomikisht dhe politikisht janë lajme të rreme.utin

19 Korrik 2022, 10:52 Nga d.a.
Pak para takimit Putin-Erdogan, ambasada ruse i përgjigjet akuzave të
Putin dhe Erdogan

RUSI- Pak para takimit të sotëm në Teheran mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk Rexhep Taip Erdogan, ku pritet të diskutojnë për grurin e bllokuar të Ukrainës, ambasada ruse ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të komenteve të fundit që dolën nga administrata amerikane për izolimin e Rusisë.

Sipas Guardian, ambasada ruse në një deklaratë në rrjetet sociale thuhet se ajo çfarë u tha nga zyra e shtypit të departamentit të shtetit amerikan se Rusia është e izoluar ekonomikisht dhe politikisht janë lajme të rreme.

Në deklaratë thuhet se udhëheqja ruse është e përfshirë në mënyrë aktive në proceset ndërkombëtare dhe është në kontakt të vazhdueshëm me krerët e shumicës së vendeve të botës.

Deklarata:

I kushtuam vëmendje deklaratës së zyrës së shtypit të Departamentit të Shtetit se vendi ynë gjoja ishte i izoluar nga pjesa tjetër e botës ekonomikisht, politikisht, kulturalisht dhe diplomatikisht.

Fjalë të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të dhënë mendime të dëshiruara. Udhëheqja ruse është e përfshirë në mënyrë aktive në proceset ndërkombëtare dhe është në kontakt të vazhdueshëm me krerët e shumicës së vendeve të botës.

Sa i përket deklaratave për “izolimin” e delegacionit tonë në takimin e ministrave të jashtëm të G20 në Indonezi, ky është një trillim i plotë. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov zhvilloi një sërë takimesh produktive me kolegë nga vende të tjera.

Deklaratat e paargumentuara të amerikanëve i ngjajnë një seance autohipnoze. Në vend që të pranojnë pamundësinë e "anulimit" të Rusisë, ata preferojnë të zbaviten me iluzione. Ne shohim në këtë një dëshirë për të bindur qytetarët amerikanë për justifikimin e kursit anti-rus dhe sanksionet e paligjshme perëndimore, të cilat kthehen në kosto të mëdha për iniciatorët e tyre.

takimi putin-erdogan gruri i vjedhur ne ukraine

Sondazh

Poll