Bota

Kryeministri çek: Ju uroj anëtarësim të shpejtë në familjen e madhe

Fiala u shpreh se Çekia e ka mbështetur anëtarësimin në Ballkanin Perëndimor si dhe shprehu falenderimet për presidencën franceze që bëri të mundur këtë moment bashkimi.

19 Korrik 2022, 09:15 Nga A.B

 

Kryeministri çek: Ju uroj anëtarësim të shpejtë
Petr Fiala

 

BRUKSEL- Kryeministri çek Petr Fiala mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballakanit në Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët mes Kryeministrit Edi Rama me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fiala u shpreh se Çekia e ka mbështetur anëtarësimin në Ballkanin Perëndimor si dhe shprehu falenderimet për presidencën franceze që bëri të mundur këtë moment bashkimi.

'Ne duhet të jemi më të fortë nga zgjidhja juaj që është. Duke patur parasysh agresionin rus ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të patur të njëjtin qëndrim me BE. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të falënderojmë dhe presidencën franceze dhe dedikimin  që na solli në këtë moment. E ardhmja e BE është brenda BE-së dhe për këtë ju uroj anëtarësimin më të shpejtë në anëtarësimin në BE.  '- tha Fiala.

petr fiala negociatat me be 2022

Sondazh

Poll