Hapja e negociatave, Von der Leyen: Historike! Shqipëria do t’i bashkohet mekanizimit të BE-së
Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Von der Leyen tha se gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga Unioni. Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.
'Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në Be dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si KE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Pas konferencës ndërqeveritare, do të nisë puna, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të dijnë detyrimet mbi traktatet dhe të gjitha marrëveshjet. Pika e dytë është që ne të jemi më të afërt në pikat kyçe, Shqipëria do të ketë fokus mbi emergjencat civile, tërmetet, BE do të jetë aty sa herë që të jetë e nevojshme. Me Maqedoninë e Veriut do të nisim nga FRONTEX, që të gjithë kufijtë të jenë të monitoruar. Pika e tretë është që do të ketë një rritje të investimeve, në pika kyçe si energjia dhe transporti, që do të kthehet në punësime të reja. Kryeministër Rama, i dashur Edi, i dashur Dimitar, ju keni treguar lidership dhe durim, por sidomos në këto kohë ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat e BE'- u shpreh ajo.
Sondazh
Sulm me armë zjarri në një lokal në Paris, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Paris FRANCË- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Paris. Mediat raportojnë...
Putin viziton Iranin për udhëtimin e parë jashtë ish-Bashkimit Sovjetik që nga lufta në Ukrainë
Putin dhe Ayatollah Ali Khamenei IRAN- Presidenti rus Vladimir Putin viziton Teheranin, Iran të martën për një takim me liderin su...
SHBA-ja zotohet për masa të ashpra kundër shteteve që abuzojnë me rendin ekonomik
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të vendosin pasoja të ashpra ndaj shteteve që prishin rendin ekonomik ndërkombëtar, tha të martë...
Vala e të nxehtit/ Rreziqet shëndetësore që vjnë nga të nxehtit ekstrem
Evropa po përballet me valën e të nxehtit rekord, teksa disa qeveri kanë aktivizuar gjendje të emergjencës shëndetësor...
Avioni përplaset dhe shpërthen në flakë, shpëtojnë për mrekulli 36 persona
Rrëzimi i avionit në Somali SOMALI- Autoritetet somaleze thonë se një aeroplan me 36 pasagjerë dhe anëtarë të ...
Zonja e parë e Ukrainës vizitë në SHBA, takim me Jill Biden dhe Antony Blinken
Zelenska SHBA- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua të hënën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, teksa filloi...
Përmbyset varka me gra dhe fëmijë në Pakistan, 20 të vdekur dhe 30 të zhdukur
Varka në Pakistan PAKISTAN- Një ngjarje tonditëse ka ndodhur në Pakistan, ku të paktën 20 persona kanë vdekur, shum...
Publikohen pamjet e reja nga sulmi në Teksas, oficerët hynë në klasë 77 minuta pas të shtënave
Salvador Ramos SHBA- Publikohen pamjet e masakrës së tmerrshme brenda shkollës fillore në Teksas, që zbulojnë fakte t&eu...
Lufta me Rusinë, BE miraton 500 milionë euro shtesë për Ukrainën
BE BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për një ndihmë shtesë për...
Turqia paralajmëron bllokimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO
Jens Stoltenberg dhe Rexhep Taip Erdogan TURQI- Disa javë pas nënshkrimit të një protokolli me kandidatët për anëtar&eu...
