Bota

Sulm me armë zjarri në një lokal në Paris, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Dy burra dolën nga një makinë dhe qëlluan ndaj individëve të ulur në tarracën e një bari

19 Korrik 2022, 08:53 Nga A.B

 

Sulm me armë zjarri në një lokal në Paris, 1 i vdekur dhe 4
Paris

FRANCË- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Paris. Mediat raportojnë se një person ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur katër të tjerë. 

Dy burra dolën nga një makinë dhe qëlluan ndaj individëve të ulur në tarracën e një bari, tha forca lokale në Parisin verilindor, duke shtuar se i dyshuari i dytë ishte në arrati.

Kryetari lokal, Francois Vauglin, tha se incidenti ndodhi në një kafene, ku klientët kishin arritur të kapnin një nga të dyshuarit.

sulm me arme zjarri ne paris paris

Sondazh

Poll