Vala e të nxehtit/ Rreziqet shëndetësore që vjnë nga të nxehtit ekstrem
Evropa po përballet me valën e të nxehtit rekord, teksa disa qeveri kanë aktivizuar gjendje të emergjencës shëndetësor...
Shtetet e Bashkuara do të vendosin pasoja të ashpra ndaj shteteve që prishin rendin ekonomik ndërkombëtar.
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të vendosin pasoja të ashpra ndaj shteteve që prishin rendin ekonomik ndërkombëtar, tha të martën sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen
“Integrimi ekonomik është shndërruar në armë nga Rusia”, tha ajo, duke u bërë thirrje të gjitha shteteve që të bëhen bashkë për të kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë rritjen e lidhjeve tregtare me Korenë e Jugut dhe aleatët e tjerë, me qëllim që të përmirësohet qëndrueshmëria e zinxhirëve të furnizimit dhe të shmangen manipulimet e mundshme nga rivalët gjeopolitikë, deklaroi Yellen.
Yellen po qëndron në vizitë zyrtare në Korenë e Jugut dhe tha se gjatë kësaj vizite është paralajmëruar se do të ngrehë çështjen bisedojë e çmimit tavan për naftën ruse.
Gjatë vizitës në Korenë e Jugut, Yellen po ashtu kritikoi Kinën. Ajo tha se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut duhet të forcojnë lidhjet e tyre tregtare në mënyrë që shtetet tjera të mos krijojnë avantazh në tregjet ndërkombëtare, duke përmendur Kinën.
“Ne nuk mund të lejojmë shtetet si Kina të përdorin pozicionin e tyre në treg në lëndët e para, teknologjitë ose produktet kryesore për të penguar ekonominë tonë ose për të ushtruar ndikim të padëshiruar gjeopolitik”, tha Yellen në Seul.
Vizita në Seul është pjesë e turneut 11-ditor të sekretares Yellen në rajonin e Indo-Paqësorit. Më vonë gjatë së martës, ajo do të takohet edhe me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol./ REL
Evropa po përballet me valën e të nxehtit rekord, teksa disa qeveri kanë aktivizuar gjendje të emergjencës shëndetësor...
Rrëzimi i avionit në Somali SOMALI- Autoritetet somaleze thonë se një aeroplan me 36 pasagjerë dhe anëtarë të ...
Zelenska SHBA- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua të hënën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, teksa filloi...
Varka në Pakistan PAKISTAN- Një ngjarje tonditëse ka ndodhur në Pakistan, ku të paktën 20 persona kanë vdekur, shum...
Salvador Ramos SHBA- Publikohen pamjet e masakrës së tmerrshme brenda shkollës fillore në Teksas, që zbulojnë fakte t&eu...
BE BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për një ndihmë shtesë për...
Jens Stoltenberg dhe Rexhep Taip Erdogan TURQI- Disa javë pas nënshkrimit të një protokolli me kandidatët për anëtar&eu...
Foto nga Franca FRANCË- Disa qytete në mbarë Francën shënuan temperatura rekord të hënën, ndërsa vendi ës...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi gjatë një daljeje publike të hënën, ...
Elon Musk GREQI- Elon Musk, 52-vjeçar, është miliardieri më i pasur në botë me më shumë se 230 miliardë...