Bota

Avioni përplaset dhe shpërthen në flakë, shpëtojnë për mrekulli 36 persona

Në Somali një aeroplan është rrëzuar i cili transportonte 36 pasagjerë ku vetëm tre prej tyre pësuan lëndime të lehta.

19 Korrik 2022, 08:13 Nga s.s
Avioni përplaset dhe shpërthen në flakë, shpëtojnë
Rrëzimi i avionit në Somali

SOMALI- Autoritetet somaleze thonë se një aeroplan me 36 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në aeroportin e Mogadishu të hënën, por të gjithë në bord mbijetuan. Pavarësisht përplasjes dhe zjarrit, drejtori i aviacionit civil të Somalisë, Moalim tha se nga 36 personat në bord vetëm tre pësuan lëndime të lehta.

Avioni i Jubba Airways po transportonte pasagjerë civilë nga qyteti jugperëndimor i Baidoas kur u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar Adan Adde të Mogadishu të hënën.

Avioni përplaset dhe shpërthen në flakë, shpëtojnë
Avioni në Somali

Ahmed Moalim, drejtori i aviacionit civil të Somalisë, i cili foli me Zërin e Amerikës me telefon, tha se avioni u rrëzua rreth orës 11:00 të mëngjesit me orën lokale, teksa ulej në aeroport. Sipas dëshmitarëve okularë, aeroplani u rrëzua para se të arrinte në pistë dhe u përmbys, duke u ndalur në një pozicion me kokë poshtë. Dëshmitarët i thanë Zërit të Amerikës se avioni mori flakë, ndërsa zjarrfikësit nxituan për të shuar flakët.

somali shperthen avioni

Sondazh

Poll