Bota

Zonja e parë e Ukrainës vizitë në SHBA, takim me Jill Biden dhe Antony Blinken

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska vizitë në SHBA, takime të nivelit të lartë në Uashington.

19 Korrik 2022, 08:03 Nga s.s
Zonja e parë e Ukrainës vizitë në SHBA, takim me Jill Biden
Zelenska

SHBA- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua të hënën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, teksa filloi një seri takimesh të nivelit të lartë në Uashington, përfshirë edhe një takim me Zonjën e Parë Jill Biden. Flamujt ukrainas valëviteshin përkrah flamujve amerikanë në kryeqytet, teksa zonja Zelenska ka bërë takimin e saj të pare në SHBA me Sekretarin Blinken.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se sekretari i shtetit e siguroi zonjën Zelenska për angazhimin amerikan për Ukrainën. Sekretari Blinken gjithashtu komentoi për punën e saj me civilët që u përballen me trauma dhe dëmtime të tjera nga lufta. Sipas raportimeve Zelenska nuk po udhëton si përfaqësuese zyrtare e qeverisë së bashkëshortit të saj, Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Gjatë luftës, Zelenskyy fitoi admirimin e ukrainasve dhe mbështetësve të Ukrainës jashtë vendit, nëpërmjet qëndrimit të tij në kryeqytetin Kiev, pasi Presidenti rus Vladimir Putin filloi sulmin e tij ndaj Ukrainës në muajin shkurt, raporton a2.news.

Së bashku me dy fëmijët, zonja Zelenska nuk u shfaq publikisht gjatë muajve të parë pas fillimit të sulmit. Në një intervistë me revistën “Time” këtë muaj, ajo tha se lufta e detyroi të strehohej larg Presidentit Zelenskyy për arsye sigurie që në orët e para të bombardimeve të forcave ruse. Fëmijët e tyre, ashtu si ukrainasit e tjerë, e kanë parë babanë e tyre gjatë fjalimeve drejtuar vendit të transmetuara gjatë natës.

Zonja e parë e Ukrainës vizitë në SHBA, takim me Jill Biden
Zelenska në SHBA

Zelenska doli nga izolimi më 8 maj për të përshëndetur Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, e cila po bënte një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainën perëndimore. Dy zonjat e para u takuan më pas në një shkollë, ku u përqafuan, biseduan dhe iu bashkuan nxënësve të shkollës që po përgatisnin dhurata për Ditën e Nënës. Që nga momenti i këtij takimi, zonja Zelenska ka marrë një profil më të lartë publik. Kjo përfshin dhënien e më shumë intervistave në gazeta për betejat e Ukrainës dhe për projektet e saj gjatë konfliktit. Ajo ka mbështetur ofrimin e terapisë për miliona ukrainas që tani përballen me hidhërimin dhe traumën.

Olena Zelenska do të takohet me Zonjën e Parë Jill Biden të martën dhe do të flasë të mërkurën përpara ligjvënësve në auditorin e Kongresit në Kapitol. Burri i saj mori duartrokitje nga anëtarët e kongresit gjatë një fjalimi videofonik të drejtuar ligjvënësve në të njëjtin auditor më herët gjatë luftës. Zyrtarët ukrainas nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të hënën në lidhje me orarin e vizitës së saj.

olena zelenska putin zelensky anthony blinken jill biden

Sondazh

Poll