Bota

Publikohen pamjet e reja nga sulmi në Teksas, oficerët hynë në klasë 77 minuta pas të shtënave

Një video është publikuar ku shihen oficerët që kanë qëndruar brenda shkollës për 77 minuta para se policia ta kapte 18-vjeçarin.

19 Korrik 2022, 07:27 Nga s.s
Publikohen pamjet e reja nga sulmi në Teksas, oficerët hynë
Salvador Ramos

SHBA- Publikohen pamjet e masakrës së tmerrshme brenda shkollës fillore në Teksas, që zbulojnë fakte të reja tronditëse. Në një video të publikuar nga faqja e lajmeve në Instagram “NBC News”, shikohet një nga oficerët, Reuben Ruiz, i cili u përpoq që të shpëtojë gruan e tij, e cila ishte mësuesenë një nga klasat ku hyri 18-vjeçari Salvador Ramos.

Ramos qëndroi 77 minuta brenda shkollës para se policia ta kapte atë. Pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë oficerët teksa kontrollonin telefonat e tyre në korridoret e shkollës, ndërkohë që të shtënat vijonin në klasën e mbushur me fëmijë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NBC News (@nbcnews)

18-vjeçari Salvador Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, vrau 21 persona brenda shkollës fillore në Teksas. I riu ishte gjimnazist në qytet dhe para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij që po trajtohej në gjendje kritike. Dy nga 21 personat të cilën humbën jetën nga sulmi në Teksas ishin edhe mësueset, Irma dhe Eva. Eva Mireles ishte mësuese e klasës së katërt në shkollën fillore ‘Rob’ në qytetin e Uvalde, Teksas. Ndërsa mësuesja e dytë quhej Irma Garcia, një nënë 46-vjeçare me katër fëmijë dhe me një eksperinecë si mësuese prej 23 vitesh.

 

sulmi ne teksas masakra ne teksas teksas shba

Sondazh

Poll