Politike

Zyrtari i lartë i BE viziton Shkodrën, Bushati e fton publikisht ‘për të bredhur’ qytetin. Biltd: Padyshim që do ta shi

2 Gusht 2019, 17:52 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë i BE viziton Shkodrën, Bushati e fton publikisht

TIRANË- Bashkëkryetari i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt ka vizituar sot qytetin e Shkodrës. Ai këtë fakt e ka bërë publik në rrjetet sociale, teksa ka postuar një foto. “Nganjëherë përfundon në Shkodër. Por është një vend interesant”, shkruan Carl Bildt.

Por kjo foto nuk i ka shpëtuar Bushatit, i cili i shkruan dhe e fton për një vizitë tjetër në Shkodër, për të njohur më shumë qytetin.

Është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një qytet që ndërthur trashëgiminë austriake-hungareze me ato veneciane dhe osmane. Plus socializmi sigurisht. Shumë gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”, shkruan ish-ministri.

Por zyrtari i lartë i BE nuk e ka lënë pa përgjigje dhe ia kthen në koment përmes rrjetit social. “Faleminderit! Padyshim që do ta shijojmë. Vetëm një qëndrim i shkurtër për fat të keq”, shton ai.

Tashmë mbetet për t’u parë se kur do të takohen Biltd dhe Bushati “për të bredhur” në çdo cep të Shkodrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike carl biltd ditmir bushati replikat bushati biltd vizita ne shkoder carl biltd ditmir bushati replikat bushati biltd vizita ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 2 Gusht 2019, 17:10

RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar 30 Qershorin si një farsë antikushtetuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bas...