Politike

Rama nxjerr foton: Ja kështu do mbyllet çdo stacion karburanti

2 Gusht 2019, 15:49 Nga DOSJA
Rama nxjerr foton: Ja kështu do mbyllet çdo stacion karburanti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot publikimin e bizneseve që mbyllen nga Tatimat. Në një foto në Facebook, Rama teksa tregon një karburant të mbyllur thotë se dhe të tjerë do mbyllen, por mund taposën përfundimisht pompën.

Ja kështu si ky sot, do mbyllet çdo stacion karburanti që nuk tapos përfundisht pompën manuale dhe nuk i dorëzon kupon konsumatorit?”, shkruan Rama.

Prej ditësh qeveria ka marrë një aksion të gjerë kundër informalitetit. Për të goditur këtë fenomen, janë bërë kontrolle të zgjeruara në terren, ku dhe janë gjobitur dhjetëra biznese e shumë të tjera janë mbyllur.

Por duket se ky aksion do të vijojë dhe më tej, pasi qeveria tashmë ka gati sitemin e ri të kontrollit të bizneseve. Duke qenë se kasat që përdoren aktualisht janë me teknologji të vjetër ato nuk të japin mundësi t’i monitorosh në çdo kohë bizneset, por vetëm me mbylljet ditore.

Në këtë mënyrë të gjitha bizneset do të pajisen me kasa të reja, të cilat fal teknologjisë do të mund të raportojnë në çdo minutë të ditës.

(A.B. Dosjal.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet bllokohen karburantet edi rama tatimet mbyllin karburantin aksioni anti-informalitet bllokohen karburantet edi rama tatimet mbyllin karburantin

Sondazh

Poll