Sport

Lyon refuzoi nënshkrimin e kontratës me Marcelon. Shkak, paga e lartë e brazilianit!

Skuadra franceze studioi mundësinë e nënshkrimin e tij, por u tërhoq nga pretendimet e ish-madrilenit

18 Korrik 2022, 11:33 Nga DOSJA
Lyon refuzoi nënshkrimin e kontratës me Marcelon. Shkak, paga e

FRANCE - Marcelo, 34 vjeç, i dha fund kontratës me Real Madridin më 30 qershor dhe ende nuk ka gjetur një destinacion. Një nga grupet që u interesua për të ishte edhe Lyon, të cilit i ofruan Marcelos dhe studioi seriozisht nënshkrimin e tij. 

Por së fundi, klubi francez përjashtoi përfshirjen e anësorit të majtë për shkak të pagës së tij të lartë, gati nëntë milionë euro. Kështu e shpjegon ‘Foot-Mercato’, e cila siguron që drejtuesit e Lyon-it e panë si të tepruar të paguar nëntë milionë për një lojtar 34-vjeçar, që kishte luajtur vetëm 17 ndeshje sezonin e kaluar.

Marcelo ka pasur oferta nga Shtetet e Bashkuara dhe Brazili, por ideja e tij është të vazhdojë të luajë në Europë, pasi ndihet i gatshëm të vazhdojë në nivelin më të lartë. Për momentin, anësori i majtë ende nuk ka gjetur një destinacion dhe koha po i mbaron, sepse shumica e skuadrave europiane tashmë janë në fazën parasezonale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll