Sport

VD/ Policia nuk e njeh futbollistin, Bakayoko viktimë e një kontrolli me armë mbi kokë

Ngatërrimi i identitetit, fatkeqësisht bëri protagonist lojtarin e Milanit. Vidio tani është bërë virale

18 Korrik 2022, 10:48 Nga DOSJA

VD/ Policia nuk e njeh futbollistin, Bakayoko viktimë e një kontrolli

ITALI - Një ngjarje e keqe për mesfushorin e Milanit Tiémoué Bakayoko dje në Milano, në zonën e Porta Garibaldi. Mesfushori i kuqezinjve në fakt, u ndalua në një postbllok policie dhe u detyrua të dilte nga makina, me armë të drejtuara drejt tij, duke u kontrollua imtësisht. 

Pas disa sekondash, megjithatë, agjentët e policisë në detyrë e kuptuan se kishin bërë një gabim dhe kishin ngatërruar identitetin, duke i kërkuan falje lojtarit. 

Fakti, megjithatë, i fotografuar nga disa shoferë të pranishëm, të ndaluar në radhë nga postblloku i policisë, padyshim që është viral në internet, duke shkaktuar reagime dhe polemika nga më të ndryshmet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll