Sport

Zyrtare: Martinez i Ajax-it nënshkruan për United dhe bashkohet me Ten Hag...

Manchester United njoftoi të dielën se kishte arritur një marrëveshje me Ajax Amsterdam për blerjen e Lisandro Martinez. Mbrojtësi argjentinas do të angazhohet te ‘Djajtë e Kuq’ për 57 milionë euro (pa bonuset).

17 Korrik 2022, 17:47 Nga DOSJA

Zyrtare: Martinez i Ajax-it nënshkruan për United dhe bashkohet me Ten

ANGLI - Lisandro Martinez do të jetë ‘Djall i Kuq’. Manchester United zyrtarizoi ardhjen e qendërmbrojtësit këtë të dielë, pasi iu nënshtruar dhe kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore. Argjentinasi (24 vjeç, 7 ndeshje me albicelesten) do të jetë blerja e tretë e verës së ‘Djajve të Kuq’, pas ardhjes së Tyrell Malacia dhe Christian Eriksen. Transaksioni kap vlerën e 57 milionë eurove, të cilave mund t'i shtohen edhe 10 milionë shtesë, siç specifikohet nga Ajax.

I përdorur si qendërmbrojtës, pozicioni i tij i preferuar me Ajax këtë sezon, Martinez mund të luajë edhe si piston i majtë ose në mesfushë. Edhe pse stërvitja e tij përfundoi në mars, për shkak të një dëmtimi muskulor, ish-lojtari i Newell ka luajtur 37 ndeshje në të gjitha garat për klubin holandez.

Në Manchester, Martinez do të gjejë Erik ten Hag. Ai luajti nën drejtimin e tij për tre sezone te Ajax. Së bashku ata fituan kampionatin holandez në 2021 dhe 2022, si dhe kupën kombëtare në 2021.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll