Sport

Juve-Bayern, marrëveshja e përfunduar: De Ligt tani është mbrojtës i bavarezëve...

Kontaktet e vazhdueshme kanë çuar në një mirëkuptim: bavarezët do t'i paguajnë bardhezinjve rreth 80 milionë për holandezin

18 Korrik 2022, 06:42 Nga DOSJA
Juve-Bayern, marrëveshja e përfunduar: De Ligt tani është

ITALI - Matthijs De Ligt është në fakt lojtar i Bayern Munichut. Kontaktet e vazhdueshme të orëve të fundit dhe oferta e re e mbërritur nga Gjermania, kanë sjellë një marrëveshje verbale për kalimin e mbrojtësit të Juventusit në klubin gjerman. 

Në fakt mungon vetëm statusi zyrtar, padyshim në varësi të ekzaminimeve mjekësore që lojtari do t'i nënshtrohet brenda 48 orëve të ardhshme, por tymi i bardhë është vetëm një formalitet. Bayern Munich ka vendosur në vazo një shifër që është rreth 80 milionë, duke përfshirë bonusin (75+bonus) dhe në fakt ka plotësuar kërkesën e bardhezinjve, të cilët e nisën nga një vlerësim 90-100 milionë, por që ditët e fundit i kishin ulur pak pretendimet. 

Me pak fjalë, gjithçka u krye. Lëvizja e radhës e bardhezinjve, padyshim është kërkimi i zëvendësuesit holandez (një mes Gabrielit të Arsenalit dhe Pau Torres të Villarrealit), por edhe të gatshëm për të nisur sulmin vendimtar ndaj Zaniolos. Në këtë kuptim, dy javët e ardhshme të tregut për ‘Zonjën’ premtojnë të jenë shumë të nxehta dhe çdo negociatë do të rifitojë fuqinë sapo të zyrtarizohet kalimi i De Ligt te Bayern. 

Prandaj holandezi nuk do të niset për në turneun e bardhezinjve, por do të arrijë në Mynih për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar një kontratë shumë të pasur pesëvjeçare me bavarezët për rreth 12 milionë në sezon. Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit gjerman kishte ditë që vazhdonte. Mungoi përpjekja e fundit dhe mbërriti. E ardhmja e De Ligt është në Bundesligë. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll