Sport

Të pa thëna më parë për legjendën Maradona, Juan Castro: “Ai ishte madrilist, e urrente të ishte mes shumë njerëzve”

Gazetari i ‘MARCA’-s, që ka realizuar 12 intevista me yllin argjentinas dhe është një nga fansat më të mëdhenj të numrit '10', tregon marrëdhënien me Maradonën...

18 Korrik 2022, 07:20 Nga DOSJA
Të pa thëna më parë për legjendën Maradona, Juan

SPANJE - Nuk është kurrë një kohë e keqe për të kujtuar Diego Armando Maradonën.  Dhe nëse doni të dini historinë e lojtarit më karizmatik në histori, është mirë të keni mundësinë të bisedoni me Juan Castro, redaktor i ‘MARCA’-s dhe shefi i seksionit të futbollit ndërkombëtar.

Me të jemi përpjekur të zbulojmë pak më shumë për legjendën e krijesës argjentinase dhe se si ishte në të vërtetë lojtari i Lanusit, gazetari Castro tregon:

Kontakti me njerëzit: "Maradona e urrente të ishte mes shumë njerëzve dhe ajo që e shqetësonte më shumë ishte se ata e preknin, kjo ishte një vijë e kuqe për të. Edhe për autografe duhej të rrije në një distancë të caktuar."

Vështirë për ta arritur: "Herën e parë që u përpoqa ta intervistoja, kalova gati tetë orë duke pritur në dhomën tjetër, ndërsa ai flinte. Në atë kohë nuk e kuptoja botën maradoniane".

Ekskluziviteti: "Kam bërë rreth 12 intervista me Maradonën, por ai nuk më ka dhënë gjithmonë. Gjithsej kam kërkuar rreth 30. Ishte e vështirë edhe për ne që e donim, pjesa tjetër e kishte edhe më keq"

Speciale: "Maradona në çdo fjali kishte tre tituj, kjo është e pamundur tani. Ai ishte jashtëzakonisht karizmatik dhe fliste me fraza të shkëlqyera."

Madrilizmi: "Ai pëlqente të fliste për futbollin. Diego ishte shumë madrilen. Shumë nuk e dinë, por ishte kështu dhe një ditë do ta tregoj me dokumente."

Florentino: "Numri ‘10’ e donte Florentino Perezin. Ai donte shumë pak njerëz, njëri ishte Ronaldo "i shëndoshë", tjetri ishte Mourinho dhe, mbi të gjitha, ai e donte Florentinon, kishte shumë respekt për të dhe kjo ishte e ndërsjellë”.

Dhimbja e lamtumirës: "E kam thënë disa herë. Fillimisht kalova disa minuta duke u përpjekur për të vërtetuar lajmin, por kur u konfirmua u futa në zyrë dhe qava për 40 minuta nga ora. Një skenë ishte mbyllur për mua".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll