Sport

Gjatë natës Dybala i tha ‘Po’ Romës. Mou e bindi, argjentinasi drejt Portugalisë...

Enigma për për të ardhmen e Paolos është zgjidhur: ka ardhur përgjigja pozitive për verdhekuqtë

18 Korrik 2022, 10:22 Nga DOSJA
Gjatë natës Dybala i tha ‘Po’ Romës. Mou e bindi,

ITALI - Paulo Dybala u bind dhe natën i dha ‘Po’ Romës. Argjentinasi, i lodhur nga pritja e Interit, iu nënshtrua ofertës së Josè Mourinhos, i cili e shtyu shumë për të ardhur në kryeqytet. Kështu edhe Friedkins kanë bërë një përpjekje ekonomike, duke ofruar 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse deri në 6.

Ish-Juve u nis rreth orës 9 nga Torino drejt Portugalisë me një fluturim privat, ku pritet për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i një kontrate trevjeçare deri në qershor 2025. Me të në avion ishin edhe Friedkin dhe drejtori sportive i verdhekuqve, Tiago Pinto.

Dybala nuk mund të priste më lëvizjet e Interit dhe Marottës, ndaj dëgjoi propozimet e Romës dhe Napolit, duke preferuar atë të kryeqytetasve. Një zgjedhje shumë vendimtare me figurën e Mourinhos në krye. Më pak se një muaj para fillimit të kampionatit, ishte koha për të zgjedhur ekipin e ri. Javët e fundit Joya ishte duke u stërvitur vetëm, por tani do të fillojë përgatitja e vërtetë me Romën në Portugali.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll