Sport

Mourinho përjetëson edhe Tiranën, ‘Special One’ zbulon tatuazhin unik: "Gëzimi i romakëve më shtyu ta bëj"...

E kishte bërë të ditur pak ditë më parë, duke krijuar një pritje të madhe te fansat e verdhekuq, sot zbulon misterin: trofetë europiane që ka fituar, ku nuk mungon edhe ai Conference League, i fituar nga Roma në finalen e Tiranës ndaj Feyenoord…

17 Korrik 2022, 17:13 Nga DOSJA

Mourinho përjetëson edhe Tiranën, ‘Special One’

ITALI - Tre kupat kryesore europiane, krah për krah, me ngjyrat e klubeve me të cilat i ka fituar ndër vite. Josè Mourinho zbuloi tatuazhin e shpallur ditët e fundit në Instagram: "Ky është tatuazhi im. Gëzimi i romakëve më shtyu ta bëja, - shkruan trajneri i Romës në postim. - Më pas mendova për diçka të veçantë, diçka që do të nderonte të gjithë klubet me të cilat kam fituar garat europiane”. 

Në të njëjtën kohë, Mourinho donte "një tatuazh unik, që unë të isha i vetmi që mund ta kisha". Kështu në foto, ai ka etiketuar Porton (me të cilën fitoi Kupën e atëhershme UEFA në 2003 dhe Champions League në 2004), Interin (Champions 2010), Manchester United (Europa League 2017) dhe Romën, fituese e Conference League së fundit në Tiranë.

Mourinho përjetëson edhe Tiranën, ‘Special One’

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll