Sport

Armando Broja vetëm i huazuar te West Ham, Chelsea nuk do që talenti shqiptar të largohet përgjithmonë nga ‘Stamford’

“Hammers” ishin të interesuar për nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit shqiptar, por tani janë të gatshëm të nënshkruajnë edhe një marrëveshje huazimi për një sezon

17 Korrik 2022, 16:38 Nga DOSJA

Armando Broja vetëm i huazuar te West Ham, Chelsea nuk do që talenti

ANGLI - Lëvizja e Armando Broja te West Ham do të vazhdojë si huazim me Chelsean, që heziton ta shesë sulmuesin 20-vjeçar shqiptar edhe këtë verë, raporton para pak çastesh britanikja 'Mail Online'.

‘Hammers’ ishin gati të negocionin një ofertë për Brojën, i cili shënoi nëntë gola, duke qenë i huazuar te Southampton sezonin e kaluar. Por tani ata pranojnë pozicionin e Chelseas dhe janë të gatshëm të marrin ndërkombëtarin shqiptar vetëm për 12 muajt si të huazuar dhe më pas të shohin nëse mund ta bëjnë marrëveshjen e përhershme pas kësaj.

Qëndrimi i Chelseat tregon se ‘blutë’ e Londrës nuk kanë hequr dorë, që Broja do të jetë në gjendje të arrijë në ‘Stamford Bridge’. I gjatë dhe i aftë teknikisht, ai ka qenë i kufizuar për një paraqitje në ekipin e parë të Chelseas deri më tani, por ka lënë përshtypje te holandezët e Vitesse dhe te Southampton sezonin e shkuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll