Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas për vdekje një 60-vjeçar

Burime bëjnë me dije se kamioni ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi dhe ka qenë duke ecur në drejtim të pjesës malore të Jonufrës. Për shkak të pjerrësisë së rrugës ai ka rrëshqitur pas. Pas kamionit ka qenë duke kaluar edhe 60-vjeçari, i cili është goditur nga kamioni dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

18 Korrik 2022, 09:05 Nga e.k
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas për
Pamje nga aksidenti në Vlorë

VLORË- Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në aksin rrugor Vlorë-Orikum. Një makinë tip 'Kama'  që drejtohej nga një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet K.M ka humbur kontrollin e mjetit duke aksidentuar për vdekje një 60-vjeçar i cili humbi jetën në vendngjarje.

Burime bëjnë me dije se kamioni ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi dhe ka qenë duke ecur në drejtim të pjesës malore të Jonufrës. Për shkak të pjerrësisë së rrugës ai ka rrëshqitur pas. Pas kamionit ka qenë duke kaluar edhe 60-vjeçari, i cili është goditur nga kamioni dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

vlore

Sondazh

Poll