Aktualitet

HARTA LIVE! I nxehti afrikan pushton vendin tonë, termometri do të shënojë 40°C, moti sot

Orët e pasdites do të sjellim kalime të lehta vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore. Zonat më të nxehta dhe me temperatura më të larta do të jenë Elbasani dhe Gjirokastra.

18 Korrik 2022, 07:16 Nga d.a.
HARTA LIVE! I nxehti afrikan pushton vendin tonë, termometri do të
Moti

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke kushtëzuar mot të kthellët dhe të nxehtë.

Orët e pasdites do të sjellim kalime të lehta vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore. Zonat më të nxehta dhe me temperatura më të larta do të jenë Elbasani dhe Gjirokastra.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe në mesditë më pas do të pësojnë rritje ku gjatë gjithë ditës do të luhaten nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30km/h me drejtim perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në bregdet deri në 2 ballë.

moti 18 korrik 2022 moti sot

Sondazh

Poll