Aktualitet

Masakra e Fushë Krujës, reagon Stresi, nxjerr mesazhet me Martinajn: Ma përmbyse botën

Me anë të një postimi në Instastory, Stresi ka publikuar mesazhet me Brilant Martinajn, të cilin e ka shok. Stresi në postim shkruan se vrasja e tij ja përmbysi të gjithë botën.

17 Korrik 2022, 22:52 Nga DOSJA
Masakra e Fushë Krujës, reagon Stresi, nxjerr mesazhet me Martinajn:
Stresi dhe Brilant Martinaj

FUSHË KRUJË- Reperi Arkimed Lushaj ka reaguar në lidhje me masakrën e Fushë Krujës ku mbetën të vrarë tre persona. Me anë të një postimi në Instastory, Stresi ka publikuar mesazhet me Brilant Martinajn, të cilin e ka shok. Stresi në postim shkruan se vrasja e tij ja përmbysi të gjithë botën.

Masakra e Fushë Krujës, reagon Stresi, nxjerr mesazhet me Martinajn:
Postimi

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

arkimed lushaj stresi masakra e fushe krujes brilant martinaj

Sondazh

Poll