Aktualitet

Del fotoja e Diklen Vatës, 30-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash në Fushë Krujë

Nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga Ora News, shihet Vata, i riu që humbi jetën në atentatin e pasdites së sotme tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

17 Korrik 2022, 22:28 Nga I.A
Del fotoja e Diklen Vatës, 30-vjeçari që u qëllua me
Diklen Vata

FUSHË KRUJË- Fotoja e 30-vjeçarit Diklen Vata është publikuar në media. Nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga Ora News, shihet Vata, i riu që humbi jetën në atentatin e pasdites së sotme tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Del fotoja e Diklen Vatës, 30-vjeçari që u qëllua me
Diklen Vata

Pasi autorët qëlluan me breshëri plumbash në makinën që ndodhej Vata me Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, 30-vjeçari arriti të dilte i gjallë, por ka humbur jetën në asfalt pas plumbave të shumtë që mori në trup. Kjo pasi autorët sapo e kanë parë duke dalë nga makina, kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes diklen vata

Sondazh

Poll