Aktualitet

Dërgonin të miturin për të shitur drogë, arrestohen tre persona në Itali, mes tyre dhe një shqiptar

Ilmattino shkruan se në pranga ka rënë një shqiptar 29 vjeç si dhe 3 italianë të moshës 44, 38 dhe 15 vjeç.

17 Korrik 2022, 21:48 Nga I.A
Dërgonin të miturin për të shitur drogë, arrestohen tre
Karabinieret

ITALI- Katër persona janë ndaluar ditën e sotme në Itali pasi u kapën duke trafikuar lëndë narkotike. Ilmattino shkruan se në pranga ka rënë një shqiptar 29 vjeç si dhe 3 italianë të moshës 44, 38 dhe 15 vjeç.

Gjatë kontrollit karabinierët i kanë gjetur të miturit 19 doza kokainë dhe 24 doza heroine. Policia konstatoi se ndërsa i mituri po bëhej gati të shiste, 3 të tjerët vëzhgonin për të kontrolluar se nuk kishte probleme. Tre të tjerët janë në burg, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në qendrën e pritjes së fëmijëve.

 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll