Aktualitet

VD-Detaje të reja nga masakra e Fushë Krujës, Policia shoqëron 10 persona, çfarë dihet deri tani

Sipas informacioneve mësohet se të paktën 10 persona janë shoqëruar deri tani nga Policia.

18 Korrik 2022, 08:16 Nga e.k
VD-Detaje të reja nga masakra e Fushë Krujës, Policia
Pamja nga masakra

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra e ditës së djeshme ku tre persona mbetën të vrarë, dy prej të cilëve u dogjën brenda në makinë. Viktima të atentantit mafioz mbetën Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Sipas informacioneve mësohet se të paktën 10 persona janë shoqëruar deri tani nga Policia. Të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë Krujë nuk ka ambiente. Ndërkohë, edhe sot me dhjetëra forca të FNSH kanë mbërritur në Fushë Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Mbikalimin e Fushë Krujës, një nga akset  më të populluara në vend. Dyshohet se atentatorët u kanë zënë pritë në një pikë që dhe nëse do të pikaseshin viktimat nuk do mund të manovronin për t'iu shmangur. Pas zbrazën drejt tyre mbi 50 plumba atentatorit i vune flakën makinës dhe duke shkrumbuar brenda saj trupat e Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërsa Diklen Vata arriti të dalë nga mjeti por nuk i shpëtoi dot plumbave pasi atentatorët u kthyen dhe e lanë të vdekur në rrugë. Pas ngjarjes autorët dogjën makinën me të cilën kryen krimin në fshatin Larushk. Ngjarja tronditi mbarë opionin publik dhe deri tani Policia nuk ka autorë të kapur për ngjarjen dhe vijon puna për identifikimin e tyre.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll