Aktualitet

Gjendet një pistoletë në automjetin e viktimave të masakrës në Fushë-Krujë

Ende nuk dihet se kujt prej tre të rinjëve i përket arma e gjetur, por do të dërgohet në laborator për t'u ekzaminuar dhe për të mësuar nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale. 

17 Korrik 2022, 16:29 Nga k.m.
Gjendet një pistoletë në automjetin e viktimave të
Pamje nga Fushe Kruja

FUSHË KRUJË- Policia ka gjetur një pistoletë brenda automjetit tip “Golf” në të cilin udhëtonin 3 personat të cilët mbetën të vrarë nga atentati në Fushë-Krujë. Ende nuk dihet se kujt prej tre të rinjëve i përket arma e gjetur, por do të dërgohet në laborator për t'u ekzaminuar dhe për të mësuar nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale. 

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll