Aktualitet

Identetetet e të vrarëve në masakrën e Fushë Krujës/ Njëri prej viktimave nip i Ervis Martinajt

Një prej viktimave, Brilanti ishte nipi i Ervis Martinajt, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në lidhje me operacionin “Plumbi i Artë”, i cili u realizua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

17 Korrik 2022, 16:08 Nga k.m.
Identetetet e të vrarëve në masakrën e Fushë
Brilant dhe Ervis Martinaj

FUSHË KRUJË- Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha janë identitetet e dy viktimave të tjerë nga atentati i ndodhur mesditën e së dielës në mbikalimin në Fushë-Krujë. Një prej viktimave, Brilanti ishte nipi i Ervis Martinajt, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në lidhje me operacionin “Plumbi i Artë”, i cili u realizua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Kjo e impikonte Ervis Martinajn për dhënien e porosisë për një vrasje me pagesë të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit (Indrit) Dokles.  Viktima e tretë është identifikuar si Diklen Vata, edhe ky i fundit me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, pasi është arrestuar në vitin 2017.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

brilant martinaj ervis martinaj masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll