Aktualitet

Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha: “Sezoni veror” nisi… ishallah pa zarar të madh

Artan Hoxha shkruan se me vrasjen e trefishtë sot, për botën e krimit ka nisur edhe "sezoni".

17 Korrik 2022, 16:20 Nga k.m.
Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha: “Sezoni veror”
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar për masakrën e Fushë Krujës, duke ironizuar ngjarjen e ndodhur. Me atë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Hoxha shkruan se me vrasjen e trefishtë sot, për botën e krimit ka nisur edhe "sezoni".

"“Sezoni veror”, nisi… ishallah pa zarar te madh…,"-shkruan Artan Hoxha. Kjo pasi gjatë verës, me kthimin edhe në atdhe të personave me precedentë penalë, duke rritur numrin e ekzekutimeve në vend. Duket se 'tradita' vazhdon për çdo verë.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

artan hoxha masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll