Sport

Trajneri ndalohet nga policia në Botërorin e atletikës, është i padëshiruar, pasi akuzohet për sjelljet e tij seksuale

I pa akredituar nga organizatorët, trajneri amerikan Rana Reider u kap nga policia në Eugene, teksa ishte në kontakt me disa nga atletët e tij pak para finales së 100 metrave të shtunën në mbrëmje.

17 Korrik 2022, 14:22 Nga DOSJA

Trajneri ndalohet nga policia në Botërorin e atletikës,

SHBA - Trajneri amerikan i sprintit Rana Reider, i njohur për stërvitjen e suksesshme të yjeve, si kampioni olimpik dy herë i kërcimit trefishtë, Christian Taylor, kampioni olimpik në 200 metra, Andre de Grasse, kampioni europian në 200 metra Adam Gemili, por edhe francezi Jimmy Vicaut, u kap të shtunën në mbrëmje nga policia në Eugene, pasi u përpoq t'u afrohej vrapuesve të tij pak para finales së 100 metrave.

Trajneri i Marvin Bracy dhe Trayvon Bromell, të cilët fituan medaljet e argjendë dhe të bronztë, nuk u akreditua nga World Athletics për shkak të një akuze për sjellje seksuale abuzive nga Qendra Amerikane për SafeSport. "Sigurimi i ngjarjes zbuloi një person të pa akredituar në zonën e nxemjes së atletëve,- thanë përgjegjësit për organizimin e botërorit. - Atij iu kërkua të largohej, por ai refuzoi, ndaj menjëherë është njoftuar policia dhe e ka evakuuar atë nga vendi i ngjarjes”. 

Që në nëntor 2021, Federata Britanike e Atletikës u kishte kërkuar sportistëve që punonin me Reider, Adam Gemili dhe Daryll Neita, që të ndërpresnin çdo bashkëpunim me të. Në shkurt 2022, ishte radha e amerikanit Christian Taylor dhe kampionit botëror të 110 m/p të vitit 2017, Omar McLeod që të largoheshin nga skuadra stërvitore e Reider. 51-vjeçari ka mohuar gjithmonë çdo shkelje përmes avokatit të tij, duke thënë se akuzat ndaj tij janë “të paverifikuara dhe të paprovuara”.

Trajneri ndalohet nga policia në Botërorin e atletikës,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll