Sport

Asllani, një armë më shumë për Inzaghin. Mesfushori shqiptar kërkon ‘Scudetton’

“Në dymbëdhjetë muaj, praktikisht një vit e gjysmë, nga mos luajtja me Primaveran, kam ardhur deri këtu”. Një kërcim së larti për shqiptarin Kristjan Asllani, që nuk e ka ndryshuar për nga përulësia

17 Korrik 2022, 13:58 Nga DOSJA
Asllani, një armë më shumë për Inzaghin. Mesfushori

ITALI - Gjithçka për zikaltërit nisi më 6 korrik, ku pak ditë më vonë u bashkuan edhe ndërkombëtaret. Dhe Simone Inzaghi mund të jetë i kënaqur me Interin e tij, i cili nën presionin e 2-0 kundër Monacos, një skuadër që ka nisur përgatitjet që prej 16 qershorit dhe shumë më e avancuar në përgatitje se zikaltrit, ka nxjerrë në pah karakterin, në pritje për të gjetur këmbët e duhura sa më shpejt... 

Një nga notat më pozitive të natës në Ferrara ishte padyshim i sapoardhuri Kristjan Asllani, i cili jo vetëm firmosi golin përfundimtar 2-2, pas një loje të mirë të Lukakut, por dha edhe shenja të mëtejshme rritjeje në mekanizmat e lojës zikaltërve dhe në personalitetin e tij individual si lojtar. Mesfushori shqiptar, i cili iu bashkua zikaltërve me rolin e zëvendësit të Brozovic, po i bën përshtypje të gjithë ambientit dhe tifozët zikaltër, tashmë po e brohorasin: “Si tifoz i Interit, më gëzon të lavdërohem nga publiku”, tha ai për Inter TV.

Mbetet me këmbët në tokë Asllani, ai që nënvizon për ‘SportItalia’ se “në dymbëdhjetë muaj, praktikisht një vit e gjysmë, nga mos luajtja në Primavera, kam ardhur deri këtu”. Një kërcim së larti, që nuk e ka ndryshuar atë për nga përulësia: "Jam i lumtur që luaj dhe stërvitem me Brozovic dhe Barella. Dua të mësoj sa më shumë nga shokët e skuadrës, do të përpiqem ta bëj sa më shpejt. Gola personalë? Unë? Unë shikoj nga ndeshja në ndeshje, por ne kemi një objektiv ekipi që është të fitojmë ‘Scudetton’. Ne synojmë për këtë dhe do të përpiqemi ta arrijmë atë."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll