Aktualitet

Plagosën me thikë 19-vjeçarin pas një konflikti të çastit, arrestohen dy adoleshentë në Kuçovë

Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë, banues në Lumas të Kuçovës, janë konfliktuar me të riun A.Q, banues në Sheqëz, ku gjatë sherrit e kanë goditur me thikë në shpinë. I riu ndodhet jahstë rrezikut për jetën dhe mori mjekimin e duhur në spital.

17 Korrik 2022, 10:35 Nga d.a.
Plagosën me thikë 19-vjeçarin pas një konflikti të
Foto ilustruese

KUÇOVË- Dy adoleshentë janë vënë në prangat e policisë së Kuçovës pasi pas konfilkti të çastit kanë plagosur me thikë një 19-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë, banues në Lumas të Kuçovës, janë konfliktuar me të riun A.Q, banues në Sheqëz, ku gjatë sherrit e kanë goditur me thikë në shpinë. I riu ndodhet jahstë rrezikut për jetën dhe mori mjekimin e duhur në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë

Goditën me mjet të mprehtë një shtetas, vihen në pranga dy autorët.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.D., 17 vjeç dhe T.H., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Lumas, Kuçovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet te mprehtë (thikë), në dorë dhe shpinë shtetasin A.Q., 19 vjeç, banues në Sheqëz, Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

policia e kucoves arrestohen 2 te rinj ne kucove

Sondazh

Poll