Aktualitet

Leli poston foto "nga Vlora", fotografi Babani: Mirë që e vjedh por dhe gënjen

Këtë e ka zbuluar vetë autori i saj, fotografi Armando Llabani i cili ka ripostuar storyn e Lelit dhe ka zbuluar se në fakt se foto është e tij.

17 Korrik 2022, 09:52 Nga d.a.
Leli poston foto "nga Vlora", fotografi Babani: Mirë që e
Foto e Babanit

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ditën e djeshme ka publikuar një foto të një foleje dallëndysheje në story në Instagram të cilë e ka shoqëruar me mbishkrimin:"Në verandat e shtëpive të Vlorës".

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme deri në momentin që u zbulua se në fakt foto është e 'vjedhur' dhe nuk është bërë fare në ndonjë shtëpi në Vlorë. Këtë e ka zbuluar vetë autori i saj, fotografi Armando Babani i cili ka ripostuar storyn e Lelit dhe ka zbuluar se në fakt se foto është e tij.

"Kur Dritan Leli te VJEDH fotografine dhe genjen se ku eshte bere foto! TURP"-shkruan Babani krahas fotos.

Postimi i Babanit mesa duket nuk i ka shpëtuar Lelit i cili më pas e ka fshirë postimin nga rrjetet e tij sociale dhe në vend të saj ka publikuar një foto tjetër nga Vlora, kësaj here, sipas tij, të bërë nga Reuters.

dritan leli armando babani

Sondazh

Poll