Aktualitet

Humbi kontrollin e gomones e cila lëndoi dy pushues, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

Sipas njoftimit të policisë, Priftuli, banues në Tiranë, ditën e djeshme ka qenë duke lundruar me gomone në një zonë plazhi në Jalë kur papritur ka humbur kontrollin e mjetit i cili ka dalë në breg duke lënduar dy të rinjtë.

17 Korrik 2022, 10:04 Nga d.a.
Humbi kontrollin e gomones e cila lëndoi dy pushues, arrestohet
Gomonia ne Jale

VLORË- Është vënë në prangat e policisë së Vlorës 37-vjeçari Gjergji Priftuli pasi ditën e djeshme humbi kontrollin e gomones në Jalë duke lënduar një çift pushuesish që ndodheshin në bregdet.

Sipas njoftimit të policisë, Priftuli, banues në Tiranë, ditën e djeshme ka qenë duke lundruar me gomone në një zonë plazhi në Jalë kur papritur ka humbur kontrollin e mjetit i cili ka dalë në breg duke lënduar dy të rinjtë. Për momentin të dy të lënduarit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Jalë, Himarë

Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe për pasojë dëmtoi dy pushues që ishin në breg të detit, vihet në pranga 37-vjeçari. Sekuestrohet mjeti lundrues tip gomone.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Gjergji Priftuli, duke drejtuar mjetin lundrues tip gomone, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

gomonia ne jale gjergji priftuli

Sondazh

Poll