Aktualitet

VIDEO/ Shpëtohen turistët serb nga Valbona, momenti kur trupi i pajetë i njërit prej tyre merret me helikopter

Këtë gjë e ka bërë të ditur Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ku dhe ka publikuar pamjet nga vendngjarja.

16 Korrik 2022, 22:50 Nga I.A
VIDEO/ Shpëtohen turistët serb nga Valbona, momenti kur trupi i
Pamje nga vendngjarja

VALBONË- Grupi i turistëve serb që mbetën të bllokuar në Valbonë janë nxjerr që atje me ndihmën e një helikopteri. Këtë gjë e ka bërë të ditur Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ku dhe ka publikuar pamjet nga vendngjarja. Ndërkohë është bërë i mundur edhe tërheqja e trupit të pajetë të turistit serb G.S, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Postimi i Plotë:

Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me mbështetjen ajrore të Emergjencave të Shqipërisë ka filluar operacionin e tërheqjes së trupit të pajetë të bjeshkatarit nga Sërbia dhe personave të tjerë që ishin afër viktimës. Sipas informatave të para bëhet e ditur se i ndjeri ka pësuar arrest kardiak dhe ekipet tona bëjnë bartjen e trupit deri në hapësirën ku mund të ateroj helikopteri.

 
 
 

turistet serbe ne tropoje

Sondazh

Poll