Aktualitet

Gjendet i hapur kontenieri me banane, shoqërohen 30 persona nga policia në portin e Durrësit

Shoqërimi është bërë për shkak të një kontenieri bananesh, pasi pas disa kontrolleve rezultoi i hapur dhe në të mungonin disa arka bananesh.

17 Korrik 2022, 09:07 Nga d.a.
Gjendet i hapur kontenieri me banane, shoqërohen 30 persona nga policia
Porti i Durresit

DURRËS- Policia e portit të Durrësit ka shoqëruar në komisariat rreth 30 persona, punonjës të sigurisë në port si dhe punonjës terminali.

Shoqërimi është bërë për shkak të një kontenieri bananesh, pasi pas disa kontrolleve rezultoi i hapur dhe në të mungonin disa arka bananesh.

Sipas të dhënave paraprake, hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte skanerin dhe kontrollin e policisë, për këtë arsye gjatë mbrëmjes janë bërë shoqvrimet përkatëse për të marrë në pyetje personat e përfshirë.

Dyshimet e para të policisë janë se në kntenier mund të ketë patur llëndë narkotike e cila është hequr para se të kalonte kontrollin policor.

Përpos marrjes në pyewtje të punonjësve policia është duke analizuar dhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së portit për të parë nëse është ndëryhrë më kontenier.

kontenier me banane policia e portit te durresit

Sondazh

Poll