Hakerat sulmojnë faqet qeveritare në Shqipëri, AKSHI mbyll shërbimin publik online për qytetarët
Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale.
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në një deklaratë publike ka bërë me dije të gjithë qytetarët shqiptar se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe institucioneve për situatën e përkohshme dhe njofton se po punojnë për zgjidhjen sa më të shpejtë të saj.
Njoftimi i plotë:
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i bën me dije qytetarëve shqiptarë se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.
Po ashtu, edhe Kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe faqeve qeveritare duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, por po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit. Sipas tyre, sulmi vjen nga jashtë, e një i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Sondazh
Gjendet i hapur kontenieri me banane, shoqërohen 30 persona nga policia në portin e Durrësit
Porti i Durresit DURRËS- Policia e portit të Durrësit ka shoqëruar në komisariat rreth 30 persona, punonjës të siguris&e...
HARTA LIVE! E dielë ideale për plazh, temperatura deri në 38°C, parashikimi i motit për sot
Moti TIRANË- Deri në orët e mesditës pritet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin,...
VIDEO/ Shpëtohen turistët serb nga Valbona, momenti kur trupi i pajetë i njërit prej tyre merret me helikopter
Pamje nga vendngjarja VALBONË- Grupi i turistëve serb që mbetën të bllokuar në Valbonë janë nxjerr që atje me ...
ME VIDEO- Momenti kur gomonia humb kontrollin dhe merr përpara 2 pushuesit në shezlong në Jalë
Momenti i perplasjes HIMARË- Videoja e mëposhtme tregon momentin e përplasjes së gomones me shezlognet sot në Jalë....
VIDEO/ Rënia e blegtorisë vë në vështirësi prodhuesit tradicionalë në Shqipëri
Libohova LIBOHOVË- Rënia e numrit të krerëve në blegtori po vë në vështirësi disa qindra prodhues të vegj...
Bllokohet një anije nga policia në Qerret, dyshohet se ka drogë
Foto Ilustruese QERRET- Një anije është bllokuar nga policia në det. Mësohet se anija është bllokuar në Qerret...
Shqipëri, pozita social-ekonomike e gruas shqiptare në një muze
TIRANË- Muzeu u gruas është hapur në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit të Shkodrës, në qendër t...
Greqi/ Arrestohen tre persona për kultivim kanabisi, mes tyre edhe një shqiptar
Foto ilustruese GREQI- Një 53-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pas një aksioni të zhvilluar k...
Zjarr në Rubjekë të Maminasit, rrezikohen disa banesa, një zjarrfikës në vendngjarje
Pamje nga Maminasi MAMINAS- Disa banesa në Rubjekë të Maminasit janë të rrezikuara, pasi në këtë zonë ka r&eum...
Nuk është hera e parë/ Kapet shqiptari në France me kanabis, e transportonte nga Spanja
Policia franceze FRANCË- Një shqiptar është arrestuar në Francë, pasi u kap me 5 kilogram kanabis në makinë si...
