Aktualitet

Qytetarët "dynden" drejt plazheve, trafik i rënduar drejt Gjirit të Lalëzit dhe Lezhës

Ky fluks ka bërë që në autostradë Lezhë-Milot të krijohen rradhë të gjata duke shkaktuar dhe një trafik të rënduar ku pjesa më problematike mbetet pjesa nga Miloti ku në disa raste është krijuar bllokim total i qarkullimit.

17 Korrik 2022, 10:25 Nga d.a.
Qytetarët "dynden" drejt plazheve, trafik i rënduar drejt
Trafik ne Lezhe

LEZHË- Temperaturat e larta dhe i nxehti kanë bërë që mëngjesin e sotëm mijëra qytetarë ti drejtohen bregdetit të Shëngjinit si dhe Tales në Lezhë.

Ky fluks ka bërë që në autostradë Lezhë-Milot të krijohen rradhë të gjata duke shkaktuar dhe një trafik të rënduar ku pjesa më problematike mbetet pjesa nga Miloti ku në disa raste është krijuar bllokim total i qarkullimit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në kthesën e Maminasit pasi një pjesë e pushuesve zgjedhin të bëjnë plazh në Gjirin e Lalëzit. Pothuajse çdo fundjavë, është e njëjta situatë në rrugët që të çojnë në plazhet e vendit.

Ndërkohë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes në pika te ndryshme janë vendosur efektiv të policisë rrugore.

trafik lezhe-milot

Sondazh

Poll