Art&Argëtim

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit publikon mesazhin e aktorit Shkëlqim Basha: Na mbështet (VIDEO)

2 Gusht 2019, 16:37 Nga DOSJA
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit publikon mesazhin e aktorit Shkëlqim

TIRANË Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistë të shoqërisë civile po vijojnë rezistencën e tyre kundër shembjes së godinës. Në një postim në Facebook, Aleanca bën me dije se dhe aktori i njohur Shkëlqim Basha, është për ruajtjen e godinës.

Aktori Shkëlqim Basha, i mirënjohur në skenën e Teatrit Kombëtar, veçanërisht për interpretimin e rolit Arturo Ui, dërgon këtë mesazh videopoetik në mbështetje të qëndresës sonë”, shkruhet në postim.

TEKSTI I VIDEO POEZISË SË SHKËLQIM BASHËS

Të ecësh kundër rrymës nuk është edhe aq e lehtë,

duhet guxim, forcë edhe integritet.

I papajtueshëm me të keqen që lëvrin në çdo anë

je i sinqertë me vetveten që nesër mos të bëhesh pishman.

E mira, e bukura , e vërteta janë një ,

si edhe tē tjera vlera njerëzore që nuk duhen anashkaluar apo të lihen pas dore.

E dhimbshme, e mundimshme është kur i ngjitesh malit,

por kur arrin në majë i harron tē gjitha kur ajrin e pastër dhe hapsirën e pafund shijon.

Peshku në lumenjtë e rrëmbyeshëm kundër rrymës shkon,

duke i hedhur duke kërcyer gojës së uritur i shpëton.

Kundër rrymës je por ne vend qëndron,

kundër rrymës je por i pafuqishëm për ta çarë rryma të rrëmben.

Nuk je aspak kundër rrymës kur atë në paqe e shoqëron, oportunist që vetëm veten shikon.

A thua asgjë e keqe nuk të ndodh kur prej saj ti përfiton?! 

Jo asgjë e keqe nuk të ndodh, kur ti vetëm lavdi kërkon, kur ti dhe vetëm ti të jesh në çdo timon.

Kur ti me tallje, me arrogancë, me vulgaritet, me etje për pushtet harron idealet ,

harron ku ishe dhe sa poshtë po zbret.

Këtë lloj metamorfozë askush nuk ta miraton,

vetëm soji yt që je lidhur me zinxhir interesi dhe për keq do të kujtohesh përgjithmonë.

E kështu pra na qenka jeta, shoqëria?

Ta lëmë ashtu siç i kemi gjetur?

Apo të shkojmë kundër rrymës me mend në kokë e të moderuar, të impenjuar dhe të vlerësuar prej të gjithëve?!

E pra kundër rrymës të shkojmë,

të moderuar, modestë, të impenjuar dhe me sa mundësi të kemi të mos jemi indiferentë.

Botën ta ndryshojmë në çdo hap e të jemi ekzigjentë, me fanatizëm kujtimet dhe vlerat ti mbrojmë

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture aleanca per mbrojtjen e teatrit proteste tek teatri ruajtja e teatrit kombetar shembja e teatrit kombëtar aleanca per mbrojtjen e teatrit proteste tek teatri ruajtja e teatrit kombetar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll