Art&Argëtim

FOTO/ Tha se u martua, Bebe Rexha u kërkon falje fansave për “mashtrimin”

2 Gusht 2019, 09:04 Nga DOSJA
FOTO/ Tha se u martua, Bebe Rexha u kërkon falje fansave për

KALOFORNI- Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë  botërore, Bebe Rexha surprizoi të gjithë fansat me dasmën e papritur.

Ajo postoi disa foto dhe video në rrjetet sociale teksa ishte e bërë nuse me vello, ku shkruante se për të është dita më e bukur e jetës së saj, dhe se ka dashur të ketë një dasëm private.

Por asgjë nuk ka qenë e vërtetë, pasi ato foto dhe video kanë qenë vetëm për efekt të një klipi muzikor.

Por Bebe ka publikuar këngën “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones, ku u kuptua se velloja e bardhë që postoi disa ditë më parë, nuk ishte për një dasëm të vërtetë por vetëm për klipin e këngës së re.

 

 

 

The #Harder Music Video with @jaxjones is OuT NOw!!!! Link is in my Bio for the whole video!! Sorry if I tricked you, but it was fun I won’t do it againn. (maybe ?) Love youuuuuu!!!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Gjithashtu përmes një postimi këngëtarja ka kërkuar falje për “mashtrimin” që bëri me vellon dhe  dasmën.

“Videoklipi i ‘Harder’ tashmë është publikuar! Më vjen keq nëse ju mashtrova, por ishte kënaqësi dhe nuk do ta bëj përsëri (mbase). Ju dua!!!”, shkroi Bebe.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha dasma e fshehte kengetarja u kerkon falje fansave bebe rexha dasma e fshehte kengetarja u kerkon falje fansave

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Gusht 2019, 07:23

Si sot 70 vjet më parë, më 2 gusht të vitit 1949, disa reparte të ushtrisë qeveritare greke, të mbështetura nga artileria dhe aviacioni luftarak, sulmuan me zja...